Arrestohet një femër në Gjakovë, para policëve kërcënoi me thikë dy femra tjera!

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një kanosje në Gjakovë.
Një femër është arrestuar, pasi që e njëjta në prezencë të policisë ka kanosur dy femra tjera, shkruan IndeksOnline.
“KANOSJE Fsh. Bec, Gjakovë 14.04.20021-12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në prezencë të policisë ka kanosur me thikë dy viktimat femra kosovare. Mjeti-thika me të cilin është kryer kanosja është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /IndeksOnline/