75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Sekuestrohet një armë zjarri në Podujevë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, sot kanë shoqëruar një person për një rast gjuajtje me armë që ka ndodhë me datën 04.04.2021 në fshatin Sfeqël të Podujevës.

“Personit të dyshuar: -R.T, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një armë me gas të tipit Zoraki”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ndaj të dyshuarit  është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.