75 Mall Live Search
20:59 / E Enjte, 15 Prill 2021 / A. A

Aubameyang shtrihet në spital, preket nga sëmundja e malarias

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang është shtrirë në spital.

Ai ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale se është prekur nga sëmundja e malarias.

Aubameyang është infektuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e Gabonit, muajin e kaluar.

Megjithatë, Aubameyang ka bërë të ditur se ndihet më mirë dhe ka falënderuar mjekët për kujdesin.

/Indeksonline/