Arsenali shënon tre gola ekspres ndaj Slavia Pragës, e ‘pren’ biletën për gjysmëfinale

Arsenali e ka nisur mbarë çerekfinalen kthyese kundër Slavia Pragës në Ligën e Evropës.
Londinezët krijuan avantazhin pas 18 minutave lojë përmes Nicolas Pepes.
Ishte Emile Smith Roë ai që kreu gjithë punën dhe asistoi te Pepe.
Vetëm 3 minuta më vonë Alexandre Lacazette shënoi nga penalltia për të dyfishuar epërsinë e Arsenalit, 0-2.
Bukayo Saka në minutën e 24-të i dha edhe një goditje Slavia Pragës për 0-3.
Kujtojmë se ndeshja e parë në Emirates kishte përfunduar 1-1.
/Indeksonline/