75 Mall Live Search
08:37 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Në 7 të mëngjesit dy vetaksidente në Lupç, tre të lënduar

Në mëngjesin e së premtes kanë ndodhur dy vetaksidente në Podujevë, saktësisht në Lupç.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Sipas saj, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 në fshatin Lupç të Podujevës, kanë ndodhë dy vetaksidente trafiku.

Si pasojë e këtyre dy vetaksidenteve tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te këto dy aksidente”, tha ajo./IndeksOnline/