Bëri një postim ‘Mbappe, a je gati’/ Phil Foden largon nga puna ‘adminin’ e faqes në Twitter!

Phil Foden ishte në vëmendje si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj, pas fitores ndaj Borussia Dortmund në çerekfinale të UEFA Champions League.
Futbollisti i Kombëtares së Anglisë në faqen e tij në Twitter, menjëherë pas ndeshjes kundër klubit gjerman, bëri një shkrim duke përmendur lojtarin e Paris Saint-Germian, Kylian Mbappe, shkruan IndeksOnline
“Kylian Mbappe, a jeni gati?” – ishte shkrimi i Phil Foden në rrjetet sociale.
Megjithatë, mësohet se këtë shkrim nuk e bëri vet futbollisti, por administratori i faqes – i cili është larguar nga puna. Madje lojtari ka ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë ‘Ten Toes Media’ një kompani e specializuar në komunikimin sportiv.
Kujtojmë që Manchester City në gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, do të luaj kundër PSG-së. Ndeshja e parë zhvillohet më 28 prill./IndeksOnline/