75 Mall Live Search
13:17 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Gabimi i Leon Dajakut/ Gazetarja e pyet a flisni shqip? Kosovari befason me përgjigje!

Leon Dajaku siç duket edhe zyrtarisht e ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës në futboll – pasi në intervistën e fundit për televizionin e klubit Union Berlin AFTV tha se ka zgjedhur Gjermaninë.

Por gjatë kësaj interviste, Dajaku ka bërë një gabim, shkruan IndeksOnline

Ai u pyet nga gazetarja se në Kosovë çfarë gjuhe flitet? Dajaku u përgjigj: ‘Kosovarischen’ (kosovare). Duket se ai nuk është në dijeni që gjuhë kosovare nuk ka, por vetëm gjuhë shqipe (apo Albanisch).

Kujtojmë që për Dajakun, ekipi ‘Dardan’ është interesuar që 2 vite, por ai në fund zgjodhi Gjermaninë./IndeksOnline/