Arrestohet Valton Makolli, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës

Në bashkëpunim mes qytetarëve dhe Policisë së Kosovës, është arritur që sot në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim, Valton Makolli.
Të dyshyuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor.
Mësohet se aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

“Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Indeksonline/