Prishtina e fortë për Arbërinë në pjesën e parë, Llapi me Sadriun e befasojnë Gjilanin

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të xhiros së 29 në Superligën e futbollit kosovar.
Prishtina po tregon vetën qysh në pjesën e parë ndaj Arbërisë, ku edhe ka shënuar dy gola përmes Abazit në minutën e 5’të dhe Krasniqit në atë të 15’të, shkruan IndeksOnline
Ndërsa, në takimin e dytë mes Gjilanit dhe Llapit, 45 minutëshi i parë u mbyll në të mirë të llapjanëve me golin e shënuar nga Edon Sadriu në minutën e 15’të të takimit.
Pra, rezultati final i pjesë së parë u mbyll në 2:0.