75 Mall Live Search
10:29 / E Diele, 18 Prill 2021 / Blerim

Mësohet kundërshtarja e Loriana Kukës në Kampionatin Evropian

Xhudistët Kosovar kanë shënuar sukses të madh në Kampionatin evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Me Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën që fituan medaljen e artë, por pa harruar edhe Nora Gjakovën që kësaj radhe u stolis me medaljen e bronztë, shkruan IndeksOnline

Pas këtij sukses, rrugën e njëjtë pritet ta vazhdojë sot edhe Loriana Kuka, e cila garon në kategorinë deri në -78 kilogram.

Kështu, në rundin e parë, Loriana kaloi pa luftë, kurse në të dytin do të përballet me xhudisten ukrainase, Anastasiya Turchyn.