Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia identifikon të dyshimtit

Sot në mesditë banorët lagjes “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë janë shqetësuar nga të shtënat me armë. Menjëherë pas kësaj është aktivizuar Policia e Kosovës e cila ka arritë që të identifikojë të dyshuarit.
“Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ” Mbretëresha Teutë” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nga veprimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.
“Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, theksoi Ahmeti./IndeksOnline/.