“Qëndroni larg vaksinave anti-Covid”, këngëtarja amerikane kritikohet nga fansat

Këngëtarja amerikane Summer Walker është duke u përballuar me reagime të ashpra pasi bëri shpërndarje të dezinformatave.
25 vjeçarja publikoi një postim në llogarinë e saj në Instagram, duke u sugjeruar njerëzve të qëndrojnë larg vaksinave, transmeton Indeksonline.

“Njerëzit po raportojnë për gjakderdhje, maviosje dhe aborte. Vaksinat Covid-19 po kalojnë nëpër testime të shumta dhe më pas monitorohen nga afër”, tha ajo.
“Gjithçka kontrollohet. Uji , ushqimi dhe gjëra të tjera mund të shtohen në ato burime. Ka mënyra për të shtuar gjëra në ajër që janë pa aromë. Ne kurrë nuk ishim të sigurt ”, shtoi ajo.
Shumë njerëz në mediat sociale filluan të reagojnë ndaj pretendimeve të pabazuara dhe faktit që Summer Walker po ripostonte dezinformimin.
Ajo nuk është e vetmja person publik që e urren marrjen e vaksinës anti covid./Indeksonline/
