75 Mall Live Search
18:39 / E Diele, 18 Prill 2021 / Blerim

Aksidenti i frikshëm i Formula 1, veturat u bënë “copë-copë”

George Russell dhe Valtteri Bottas janë përfshirë në një përplasje të madhe në Imola.

Dy pilotët janë përplasur në mes vete para një kthese shumë të rrezikshme në pistë, shkruan Indeksonline.

Gjërat shkuan keq kur Russell donte të kapërcente Bottas. Ai goditi barin me rrotën e tij të djathtë të përparme, u rrotullua dhe u përplas me Bottas.

Përplasja shkaktoi aq shumë mbeturina sa që gara u ndalua derisa u pastrua pista. /IndeksOnline/