75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 18 Prill 2021 / AR

Skandal, rasti i tretë i dhunës në futbollin kosovar brenda dy ditësh

Edhe një rast tjetër ku përdoret dhuna gjatë kësaj fundjave futbollistike në Kosovë. 

Raportohet edhe për një ndeshje tjetër të ndërprerë në Ligën e Dytë të Kosovës midis Minatorit dhe Beharit.

Pranë rezultati 0-2 në favor të skuadrës mysafire, disa tifoz të skuadrës vendase kanë arritur të futen në stadium dhe ta sulmojnë gjyqtarin Pacolli, i cili nuk ka dalë në pjesën e dytë për ta vazhduar më takimin.

Ndryshe Behari po udhëhiqte falë golave të realizuar nga Ermal Blakaj dhe Art Bojku.

Pritet që Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të ketë shumë punë për të marrë masa në lidhje me këto ngjarje.