Me vetë iniciativë, të rinjtë e fshatit Zaplluxhë instalojnë ndriçimin e rrugëve

Të rinjtë e fshatit Zaplluxhë, të komunës së Dragashit kanë marrë një iniciativë të madhe në të mirë të komunitetit.
Ata kanë vendosur ndriçim në rrugët e fshatit me vetë iniciativë, shkruan Indeksonline.
Grupi i të rinjve “Rinia e fshatit” ka mbledhur fonde nga bashkatdhetarët dhe me ndihmën e tyre janë blerë pajisjet e nevojshme për ndriçimin e rrugëve.
Ata kanë publikuar edhe një video ku shihet se ka qenë një iniciativë shumë e suksesshme. /IndeksOnline/