75 Mall Live Search
18:38 / E Hënë, 19 Prill 2021 / AR

Zv.kryeministrja Redzepi pret në takim një delegacion të lartë ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redžepi mirëpriti, sot, në zyrën e saj Ulrike Richardson, Koordinatoren e KB për zhvillim dhe Jerome Bouyjou, komisionerin e lartë të KB për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë takim, znj. Rexhepi diskutoi me bashkëbiseduesit e saj tema të rëndësishme në lidhje me dialogun ndërmjet komuniteteve në Kosovë në kuadrin e të drejtave të njeriut, dhe çështjen e personave të zhdukur, e cila është gjithashtu një nga prioritetet e Qeverisë së re, aktuale të Kosovës.

Sigurisht, tema e të drejtave të njeriut është më gjerë e përpunuar, dhe në këtë kontekst çështja e të drejtave të grave dhe emancipimi i tyre në shoqërinë kosovare, si dhe të drejtat fetare dhe kombëtare te gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.