75 Mall Live Search
18:47 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Efekti i Superligës Evropiane/ Vlera e Juventusit rritet për 200 milionë euro vetëm sot

Superliga Evropiane edhe pse ende nuk ka startuar, ka filluar të jap efektet e saja.

Sipas “Calcio Finanza”, vlera e “Zebrave” vetëm sot është rritur për 18 përqind, transmeton Indeksonline.

Nëse kthehet në shifra, atëherë i bie që vlera e Juventusit është rritur për 200 milionë euro.

“Zonja e Vjetër” është njëra nga themelueset kryesore të Superligës Evropiane. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është zëvendës-president në këtë kompeticion./Indeksonline/