75 Mall Live Search
20:51 / E Hënë, 19 Prill 2021 / AR

Kurti dhe shefi i EULEX-it kërkojnë aktivizim të prokurorive në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark.

Kryeministri Kurti dhe Wigemark biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit.

Wigemark tha se EULEX-i është i përkushtuar për të vazhduar përkrahjen për institucionet dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit.