Mbërrijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, njoftoi se mbrëmjen e sotme mbërritën edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer.
“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur 703 550 doza vaksinash në vend.
Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345 934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu në Facebook.


