75 Mall Live Search
10:28 / E Martë, 20 Prill 2021 / A. M.

Biden i premton Vjosa Osmanit, vaksina anti-Covid për Kosovën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndër të tjera, në këtë letër, presidenti më i fuqishëm botëror i ka premtuar vendit tonë ndihmë në rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19.

“Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë”, thuhet ndër të tjera. /Indeksonline/