75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Suhareka e nderon autorin e mozaikut të Bllacës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj sot ka nderuar artistin Fatos Kabashin, për veprat e tij artistike.

Përmes një postimi, Muharremaj e falënderoi për punën e tij, teksa i shprehu mbështetje atij dhe artistëve tjerë.

Artisti Fatos Kabashi me punën dhe veprat e tij artistike e ka nderuar kudo Komunën e Suharekës. Andaj sot e kam falenderuar për punën e tij profesionale dhe pasionin e tij. Ai dhe artistët tjerë do ta kenë gjithmonë mbështetjen time“, shkroi Muharremaj.

May be an image of 3 people and people standing

Artisti Fatos Kabashi së fundi krijoi mozaikun e ‘Murit të kujtesës’ për të cilin punoi me ditë të tëra.

Kabashi ka treguar se mozaikun e nënës Sherife me vajzën e saj Besianën e kishte filluar që në tetor të vitit të kaluar, për ta përfunduar gjashtë muaj më pas, në marsin e këtij viti.

Ai tutje kishe thënë se herë pas herë edhe ka qajtur gjatë punës ngase si fëmijë edhe vetë e kishte përjetuar luftën./Indeksonline/