Ministri Murati priti në takim ambasadorin zviceran në Kosovë Thomas Kolly

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadorin zviceran në Kosovë Thomas Kolly, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19, për planin e Qeverisë si dhe për projektet që financohen nga shteti zviceran.
Ministri Murati e falënderoi Ambasadorin Kolly për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të jap shteti zviceran për Kosovën. Ai e informoi z. Kolly për punën që po bën Qeveria Kurti në adresimin e sfidave ekonomike të krijuara nga pandemia, me theks të veçantë për masat që do të ndërmarrin për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar direkt nga vendimi i Qeverisë. Po ashtu, Ministri Murati e njoftoi ambasadorin për gjendjen makrofiskale të Kosovës.
Ndërsa ambasadori zviceran Thomas Kolly e falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe përkushtimin e shtetit zviceran për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe për vazhdimin e projekteve të përbashkëta të cilat ndikojnë në zhvillimin e vendit.