75 Mall Live Search
20:20 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Shpend Ahmeti: Jo që kemi mbuluar, por kemi shpluar kalldërmen

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se kalldërmeni ishte i mbuluar prej vitesh me asfalt, shkruan IndeksOnline.

Por, sipas Ahmetit, me insistimin e komunës është ndërruar projekti për të kthyer atë.

“Pash disa statuse që insistojnë që kemi mbuluat një pjesë me asfalt.  Në fakt ka qenë asfalt qe plotë vite.  Kur e kanë gryer për asfaltim e kemi parë që ka kalldërm përfundi.  Kemi insistuar dhe kemi ndërruar projektin për ta kthyer kalldërmen.

Pra jo që kemi mbuluar, por kemi shpluar kalldërmen”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/