75 Mall Live Search
23:28 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

Derek Chauvin dënohet për vrasjen e George Floydit

Derek Chauvin, ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u shpall fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, në maj të vitit të kaluar.

Juria prej pesë burrave dhe shtatë grave diskutoi për 4 ore gjatë ditës së djeshme dhe vazhdoi diskutimin edhe sot (e martë) në mëngjes, sipas gjykatës, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Ata u sekuestruan nga publiku gjatë diskutimeve.

Juria e gjykatës në Mineapolis, e përbërë prej 12 anëtarësh, e shpalli fajtor në të tri akuzat që e ngarkonin: vrasje e shkallës së dytë, vrasje e shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim.

Vendimi u mor të martën, më shumë se tri javë pas nisjes së gjykimit.
Dënimi maksimal që mund të marrë Chauvin, është 40 vjet burgim.
Chauvin, 45 vjeç, është filmuar duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se nëntë minuta.

Floyd më pas ka vdekur, ndërsa rasti i tij ka shkaktuar protesta kundër racizmit në të gjithë SHBA-në.

Ndërkaq, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përshëndetur vendimin e gjykatës duke thënë se lutet për “vendim të drejtë” në gjykimin e Derek Chauvinit./CNN/Indeksonline/