75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / C E

Superliga e Evropës dështoi, por ka një plan për rindërtimin e saj

Ideja për krijimin e Superligës së Evropës duket se ka dështuar.

Klubet angleze janë tërhequr zyrtarisht dhe në të njëjtën mënyrë pritet të veprojnë Milani dhe Interi.

Juventusi së bashku me klubet spanjolle janë brenda kësaj ideje por gjasat për ta quar përpara projektin janë minimale.

Por sipas SKY Sport, themelimi i kësaj lige mund të bëhet në të ardhmen me disa ndryshime në përbërje.

Krijimi i Superligës ka patur kritika të mëdha sidomos brenda klubeve organizatore. /IndeksOnline/