75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / A. A

Milani pas tërheqjes nga Superliga e Evropës: Ne e dëgjojmë zërin e tifozëve tanë

Milani është larguar zyrtarisht nga Liga e Evropës.

Ekipi italian ka lëshuar një komunikatë për media duke bërë të qartë se kërkesa e tifozëve e ka shtyrë bordin të vendos për largim nga ky projekt.

“Ne e pranuam ftesën për të marrë pjesë në projektin e Super League me synimin e mirëfilltë për të ofruar një garë më të mirë të mundshme evropiane për tifozët e futbollit në të gjithë botën dhe në interesin më të mirë të klubit dhe tifozëve tanë.

“Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për progresin, dhe strukturat e futbollit evropian janë zhvilluar dhe ndryshuar gjatë dekadave. Sidoqoftë, zërat dhe shqetësimet e tifozëve në të gjithë botën janë shprehur qartë për Superligën, dhe AC Milan duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zërit të atyre që e duan këtë sport të mrekullueshëm” shkruan në njoftimin e Milanit.

/Indeksonline/