75 Mall Live Search
20:58 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / AR

“Navalny është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore”

Ekspertët e të drejtave të njeriut të Organizatës të Kombeve të Bashkuara kanë thënë se kryesuesi i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, është në gjendje shumë të keqe shëndetësore, duke i paralajmëruar mjekët se ai mund të vdes në çdo moment.

Figura ruse e opozitës ka qenë në grevë urie që nga fundi i marsit të këtij viti, ai është në burg për shkak se nuk e ka respektuar arrestin shtëpiak.

Ekspertët e pavarur të emëruar nga Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për evakuimin urgjent mjekësor të Navalnyt nga Rusia.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që Z. Navalny po mbahet nën tortura, ose ka trajtim mizor, çnjerëzore ose degraduese,” shkruajnë hetuesit në një deklaratë të përbashkët, shkruan Euronews.