75 Mall Live Search
22:25 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / AR

Arrestohet 21-vjeçari në Prishtinë, kreu grabitje të armatosur në një market

Policia e Rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr  me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si  autor të veprave të inkriminuara, sot në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Gjilan kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur më 17.11.2020, në një market në Prishtinë, ku viktimës femër nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash.

Ndaj personit të dyshuar D.D, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit  është dërguar në mbajtje për 48 orë.