75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Akhmat u eliminua nga Kupa e Rusisë/ Bernard Berishës i dështoi ‘panenka’

Skuadra Akhmat Grozny është eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Rusisë.

Ekipi ku luan kosovari, Bernard Berisha u mposht pas penalltive nga ekipi i ligës së dytë, Krylya Sovetov Samara, shkruan IndeksOnline

Madje anësori i Kombëtares së Kosovës ishte fajtori kryesor që skuadra ruse u eliminua. Ai humbi penalltinë e tretë pas një tentimi të dështuar të ‘panenkas’.

Skuadra e tij humbi 1-4 nga penalltitë./IndeksOnline/