75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Po të mos ishin pamjet e kësaj vajze, polici që vrau Floydin ndoshta do të ishte ende në punë!

Nëse nuk do të kishte reaguar shpejt Darnella Frazier, Derek Chauvin mund të ishte ende një oficer policie në Minneapolis.

Në vend të kësaj, Chauvin është pas hekurave, i dënuar për akuza për vrasje, pasi i kishte vënë gjurin në qafën e George Floyd për më shumë se 9 minuta.

Tani adoleshentja që qëndroi e palëkundur, duke kapur videon më të gjatë dhe më të qartë nga një dëshmitar të momenteve të fundit të George Floyd, është e emocionuar me vendimin e gjykatës, shkruajnë mediat e huaja.

“Thjesht kam qarë kaq shumë”, ka shkruar Frazier në Facebook.

“Unë isha aq e shqetësuar… Faleminderit Zotit, Faleminderit, Faleminderit. George Floyd ne ia arritëm!! Drejtësia është dhënë”.

Siç ishte bërë e ditur, Frazier vazhdoi të filmonte pavarësisht agonisë së shikimit të jetës së Floyd, përcjell Telegrafi.

“Kam dëgjuar George Floyd duke thënë ‘unë nuk mund të marr frymë, ju lutem, largohuni nga unë’… dhe duke qarë për nënën e tij”, dëshmoi Frazier në gjykatë. “Ai ishte në dhimbje. Dukej sikur e dinte se gjithçka kishte mbaruar për të”.