Fushë Kosovë: Banorët ia hedhin mbeturinat mbi veturë një qytetari, parkoi atë para konteinerëve!
Vetura e një qytetarit në komunën e Fushë Kosovës ka filluar të mbushet me mbeturina, qëllimisht.
Kjo pasiqë, ai kishte parkuar veturën përpara konteinerëve të lagjes, të dedikuar për hedhjen e mbeturinave.
E banorët në shenjë revolte pasi ua zuri rrugën, i vendosën qeset e mbushura me bërllog mbi veturën e parkuar.
Leksion i mirë për vozitësit apo jo?/IndeksOnline/