75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Hoxhaj: Qeveria Kurti la gjyshërit tanë pa vaksina, tani po ua zvogëlon mbështetjen për ilaqe

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur skandaloze dhe të papranueshëm vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë.

Përmes një statusi në Facebook ai ka shkruar se kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjera Hoxhaj ka shkruar se pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje: