75 Mall Live Search
18:43 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Të premten, më datë 30 prill do të mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Gjykatësi i procedurës paraprake me këtë rast ua ka caktuar avokatëve të tyre datën 28 prill si afat të fundit për dërgimin e parashtresave.

Seanca në fjalë do të jetë konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes.