Puseta e hapur, rrezikohen kalimtarët në ‘Rrugën e Zagrebit’

Qytetetarët që kalojnë kah “Rruga e Zagrebit” duhet të kenë kujdes.
Kjo pasi një puset është e hapur. Ajo është e hapur pikërisht para Shkollës Model “Qamil Batalli”, transmeton Indeksonline.
Shumë fëmijë kalojnë nga kjo rrugë dhe ata duhet të përballen me këtë rrezik.
Në shumë rrugë të Prishtinës, pusetat janë të hapura./Indeksonline/



