Turqia bllokoi llogaritë bankare të Vebitcoin-it

Autoriteti turk i mbikëqyrjes së krimeve financiare bllokoi të gjitha llogaritë bankare të platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave Vebitcoin në vend.
Masa erdhi pasi Vebitcoin njoftoi se ndaloi të gjitha aktivitetet e saj duke përmendur problemet financiare, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksonline.
Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) gjithashtu filloi një hetim ndaj Vebitcoin dhe menaxherëve të saj.
Dje filloi një hetim mbi një tjetër platformë të kriptovalutave, Thodex, ku 62 të dyshuar u arrestuan si pjesë e këtij hetimi./AA/Indeksonline/