Hoxhaj uron ditëlindjen e Thaçit: Nuk të kemi pranë nesh, por krenar me ty që na përfaqëson

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Një mik si asnjë tjetër dhe një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës duke u mishëruar përgjithmonë me të, ka shkruar Hoxhaj.
Ndër të tjera ai ka shkruar se udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngushtë e të pandashme nga emri i tij.
Ky është postimi i tij i plotë:
