Pamje nga vendi ku 47 vjeçari në Pejë vrau një person, dyshohet për shkak të pronës

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në pasditën e së shtunës në fshatin Novosellë të komunës së Pejës, ku dyshohet se të përfshirë janë dy kusherinjë të afërt.
IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje.
Po ashtu, IndeksOnline ka arritur në vendin e ngjarjes ku 47 vjeçari, Faton Brahimaj i armatosur me AK47 ka vrarë Bashkim Brahimaj.
IndeksOnline ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje shtesë kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
“14:40 minuta policia ështyë njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre./IndeksOnline/