Vrasja në Pejë, Prokuroria jep detaje

Sot gjatë ditës në fshatin Novosellë të Pejës ka ndodhur një vrasje.
Bashkim Brahimaj është qëlluar për vdekje nga i dyshuari Faton Brahimaj.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës ka thënë se i dyshuari edhe më tej ndodhet në arrati.
Shkak i kësaj tragjedia ka qenë prona.
“Njësitet relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë. Një person me armë zjarri është privuar nga jeta. Dyshimet fillestare janë se vepra është kryer nga një i afërm i viktimës. I njëjti është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje për ta arrestuar”, ka thënë Nikçi për IndekSOnline/
Gjithashtu zëdhënësi njoftoi se turpi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi.
Policia ka njoftuar vrasja ka ndodhur gjatë ditës, ndërkohë që njoftimi i policisë është bërë rreth orës 14:00.
“14:40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre”./IndeksOnline/