Është vetëm 14 vjeçar dhe shënoj në përballje me Dukagjinin

Janë zhvilluar ndeshjet e para të javës së 24-të në Ligën e Parë. Skuadra e Dukagjinit ka marrë një fitore prej 2:1 ndaj Onix, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin e Klinës.
Golin për skuadrën mysafire e ka realizuar i riu 14 vjeçar, Larson Ferati.
Ferati ka marrë topin afër gjysmës së fushës, duke u nisur në drejtim të skuadrës kundërshtare dhe për ta konkretizuar golin e tij të parë.
Kjo nuk është ndeshja e tij e parë, pasi Ferati debutimin e ka bërë ndaj Drenasit me 10 mars të këtij viti.
Kujtojmë që ky talent me parë ishte nisur edhe drejt Gjermanisë për t’u provuar tek skuadra e Werder Bremen.