75 Mall Live Search
22:51 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Kur s’e do, s’e do! Real Madrid vetëm një pikë kundër Betis

Skuadra e Real Madrid ka barazuar 0 me 0 kundër Real Betis, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidanes dështoi të fitoj edhe pse ishte më e mira në fushë për 90 minuta, shkruan IndeksOnline

Në afro 20 tentime, 6 të cilat ishin direkt në portë – skuadra e Realit nuk arriti të shënonte.

Me këtë barazim, Real Madrid mbetët në pozitën e dytë me 71 pikë, tri më shumë se Barcelona (68) dhe 2 më pak se lideri, Atletico Madrid (73).

Ndeshjen e ardhshme, Real Madrid e luan të martën kundër Chelseat, në gjysmëfinale të UEFA Champions League./IndeksOnline/