75 Mall Live Search
08:23 / E Diele, 25 Prill 2021 / OSH

Kur do të votojnë Lulzim Basha dhe Edi Rama?

Sot në ora 07:00 ka filluar votimi në Shqipëri. Atje janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare.

Më poshtë keni informacione se kur do të votojnë dy kandidatët për kryeministër, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Në orën 09.00, do të votojë kryetari i PD, Lulzim Basha, pranë çerdhes nr. 13, në rrugën “Demir Gashi”, në Njësinë 8.

Kryeministri Edi Rama do të hedhë votën në kuti nga Surreli, në orën 10.30, kurse kryebashkiaku Erion Veliaj do të votojë në orën 09.00, te Parku Olimpik në Tiranë.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me gruan e tij dhe lideren e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë votuar të parët nga liderët politik.

/Indeksonline/