75 Mall Live Search
10:00 / E Diele, 25 Prill 2021 / OSH

Njësia Antidrogë aksion në Dubravë, arreston dy persona, Policia jep detaje

Njësia Antidrogë në Pejë ka ndërmarr një aksion në Dubravë, ku ka arritur të arrestoj dy persona.

Gjatë aksioni, janë arritur të konfiskohen 38.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një telefon me dy kabllo mbushëse/karikuese për telefon, transmeton Indeksonline.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës për këtë aksion:

Dubravë, 24.04.2021-09:20. Raportohet se Njësiti i antidrogës në Pejë si rezultat i aplikimit me masa të fshehta ka zhvilluar një operacion policor dhe kanë arritur që të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovar, pastaj është arritur që te gjinden 38.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një telefon me dy kabllo mbushëse/karikuese për telefon. Me urdhër të prokurorit/gjykatës janë bastisur edhe dy shtëpi/lokacione. Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona Samsung, një brisk si dhe ne lokacion tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 11 tableta te dyshuar te llojit Tramadol, një palë çizme ushtarake me ngjyre te zeze te shfrytëzuar gjate hedhjes se narkotikut, dhe telefonin e llojit Samsung me dy kartela njëra IPKO dh tjetra Vala te shfrytëzuar ne rast nga i dyshuari. Te dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë dërguar ne mbajtje.