Rona Nishliu i mbron kosovarët që votuan në Shqipëri, thotë të pajisen të gjithë me pasaporta shqiptare

Në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Shqipëri, shumë kosovar shkuan për të dhënë votën e tyre.
Pati reagime të shumta duke i kritikuar për këtë veprim, shkruan Indeksonline.
Në lidhje me këtë reagoj këngëtarja Rona Nishliu e cila u doli në mbrojtje atyre që votuan.
Ajo publikoi një status në Facebook duke kërkuar që Shqipëria t’i pajisë me pasaportë shqiptare të gjithë kosovarët.
Më poshtë postimi i plotë:
“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon.”/Indeksonline/