Delegohen gjyqtarët për xhiron e 31-të

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 31’të në mesjavë.
Ndeshjet e kësaj xhiro do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.
Feronikeli dhe Arbëria do të ballafaqohen të martën, ku gjyqtar kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt është Valbon Hoxha.
Të mërkurën luhet ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës 89′. Pas një pauze të gjatë, Dardan Çaka do të rikthehet në gjykim, pikërisht në këtë sfidë – me ç’rast do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Elvis Bicaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti.
Duelin mes Gjilanit dhe Drenicës do ta referojë Gramos Shala, i cili do të asistohet nga Besnik Morina e Fatmir Sekiraqa – kurse gjyqtar i katërt është Arben Halitaj.
Derbin mes Ballkanit dhe Llapit do ta gjykojë Besfort Kasumi, që do të asistohet nga Granit Hyseni dhe Meriton Berisha, kurse Mentor Ajeti do të jetë gjyqtar i katërt.
Ballafaqimin mes Besës dhe Dritës do ta gjykojë Selim Isufi, ku do të asistohet nga Lumturije Muhadri dhe Safet Berisha – e Isak Ceroviku do të jetë gjyqtar i katërt.