‘Ndrangheta’ presione klubit të Serisë A: Ose futeni në lojë, ose largojeni
Qëndrimi i shpeshtë në stol nga ana e Vincenzo Iaquinta-s në kohën kur luante me Udinese-n nuk është pritur mirë nga ‘Ndràngheta. Kjo është zbuluar nga i penduari Slvator Muto, i cili ka folur për presionet që janë bërë që lojtari të luante ose të shitej lojtari i lindur në Cutro, krahinë e Crotone-s, i cili paska dërguar edhe një palë këpucë futbolli në burgun e Catanazaro-s.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i klubit friulan në lidhje me këtë çështje: “Deklaratat që kanë dalë në shtyp në lodhje me shitjen e Vincenzo Iaquinta-s në 2007-ën nuk kanë asnjë vërtetësi. Udinese hedh poshtë çdo pohim që është shfaqur në media mbi presione të mundshme në lidhje me shitjen e lojtarëve”. Vicenzo Iaquinta ka qenë pjesë e Italisë që fitoi Kupën e Botës në 2006-ën.