75 Mall Live Search
22:30 / E Hënë, 26 Prill 2021 / AR

Policia deklarohet për therjen me thikë, fillimisht pati rrahje mes disa personave

Policia e Kosovës është deklaruar për therjen me thikë në Prishtinë.

Fillimisht në rrugën Ilir Konushevci pati përleshje fizike mes disa personave, me ç’rast me thikë është ther një person, shkruan Indeksonline.

Burime të Indeksonline tregojnë se viktima është ther afër zemres, ku rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa hetuesit policor kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Aktualisht, Policia është duke punuar në arrestimin e dy personave të arrestuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast.

Sot rreth orës 21 :30, kemi marrë informatën se  në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast“, tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/