75 Mall Live Search
23:53 / E Hënë, 26 Prill 2021 / AR

Tiranë/ Përleshje fizike në KZAZ – arrestohen shtatë persona

Gjatë procesit të numërimit të votave, një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave në Komision të Zonave të Administrimit Zgjedhor me numër 30 në shkollën “1 Maji” në Tiranë.

Klan Kosova mëson se aty ka ndërhyrë Policia, me ç’rast shtatë persona kanë përfunduar në pranga dhe të njëjtit janë shoqëruar në Polici për intervistim.

Kjo përleshje ka bërë që të ndalohet procesi i numërimit në këtë qendër.

Dyshohet se gjithçka ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të një simpatizanti të Partisë Demokratike dhe një vëzhguesi nga Partia Socialiste.