75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 27 Prill 2021 / AR

Haradinaj: Serbia duhet të jap llogari, e jo të kërkojë sakrifica të tjera nga ne

Në 22 vjetorin e masakrës së Mejës dhe Korenicës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Serbia duhet të përgjigjet dhe të jap llogari, e jo të kërkojë sakrifica tjera.

Po ashtu Haradinaj u shpreh se plagët e luftës nuk mbyllen derisa të gjithë të pushojnë në vendin për të cilin dhanë jetën, shkruan Indeksonline.

Kosovës i mungojnë njerëzit e saj! Dita e të Pagjeturve, përkon pikërisht me ditën e masakrës në Meje e Korenicë. Qindra të martirizuar vetëm pse ishin shqiptarë! Çdo ditë i kujtojmë. Çdo ditë i kërkojmë! Plagët e luftës nuk mbyllen derisa të gjithë të pushojnë në vendin për të cilin dhanë jetën. Jemi në të drejtën e Zotit, në tokën tonë. Shteti serb duhet të përgjigjet dhe të jap llogari, e jo të kërkojë sakrifica të tjera nga ne”.