Vuçiq thotë se letrën e “Non-Paper” e nxori një grua dinake: S’e refuzojmë!

Aleksandër Vuçiq e ka komentuar letrën e “Non-Paper”. Presidenti serb ka thënë se letra në përgjithësi është e pranueshme, përveç aty ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës.
“Një pjesë në këtë letër është njohja e pavarësisë së Kosovës – gjë që është e tmerrshme dhe ka gjëra që janë 90 për qind më pak të rëndësishme, por shumica e çështjeve janë të rëndësishme për ne.
Letra duket e kompozuar nga dikush që është më i zgjuar se unë, por është dinak. Dyshoj në një grua. Askush nuk na e ka treguar këtë dokument neve ende, por do ta shohim atë. Nuk dua ta paragjykoj” ka thënë Vuçiq./Indeksonline/