Guardiola flet para ndeshjes me PSG-n: Ne shkojmë në Paris për fitore

Skuadra e Manchester Cityt nesër udhëton për në Paris për të luajtur kundër PSG-së, ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League.
Për këtë takim ka folur trajneri, Pep Guardiola, shkruan IndeksOnline
Ai tha se ekipi i tij në Paris shkon për fitore.
“Të gjithë janë të gatshëm dhe të lumtur për lojë. Jam mirënjohës që jemi në gjysmëfinale. Për në do të jetë diçka e re dhe vërtetë jam mirënjohës. Ne e dimë se çfarë do të bëjmë. Ne shkojmë atje dhe do të përpiqemi të fitojmë”, ka thënë Pep Guardiola në konferencë për shtyp.
Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityt zhvillohet nesër nga ora 21:00./IndeksOnline/